Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin “Apripë e Keqe” në
Fushë-Arrëz. Një automjet tip “Benz” i marrë me qera nga shtetasi D.U. është djegur plotësisht. Dyshohet se mjeti është djegur aksidentalisht.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin “Apripë e Keqe”, Fushë Arrëz, është djegur plotësisht, dyshohet aksidentalisht, një automjet tip “Benz”, i marrë me qira nga shtetasi D. U., 31 vjeç, banues në këtë fshat.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies së këtij automjeti.