Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së sotme në Sarandë. Policia përmes një njoftimi, deklaron se janë shkaktuar vetëm dëme materiale nga zjarri.
Po ashtu, blutë e Sarandës theksojnë se po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi:
Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.