Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tepelenë.
Uniformat blu raportojnë se mjeti i shkruambuar është në pronësi të shtetasit M. Gj., ndërkohë nuk raportohet për të lënduar por, vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksëagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj.
Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.
Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.