Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Makina është shkrumbuar mesditën e sotme, pasi flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.
Policia bën me dije se makina i përket shtetasit me inicialet A.Z., i cili ka dalë nga mjeti dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale për makinën.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/