Paraditen e sotme është shkrumbuar një mjet në Vlorë. Ngjarja është shënuar rreth orës 10:30 në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë. Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet E.B.
Lidhur me këtë rast, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.