Një shqiptar ka ndërruar jetë pasi është bllokuar nga zjarri që përfshiu shtëpinë e barit ku edhe “punonte” i riu. Ermal Qose, u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë 2 ditë më vonë në spital.
Ndërkohë që për vdekjen e të riut, hetimet vijojnë ndërkohë që detektivët kërkojnë ndihmë dhe informacione nga publiku. Kryeinspektori i Policisë Metropolitane, Mark Rogers tha: Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda shtëpisë së mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri.
“Unë dua të dëgjoj nga banorët e zonës që ishin në natën e Vitit të Ri nëse kanë parë njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia,”-shtoi ai.
Burimi: Dailymail