Një zjarr ka rënë në një banesë rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund të Vlorës. Zjarrin sipas policisë, dyshohet se ka shkaktuar rrjedhja e një bombule gazi, ku flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.