Digjet një hektar tokë në Labinot-Mal, ja dyshimet e para

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me pisha në fshatin Labinot-Mal, në Elbasan. Mësohet se 13 efektivë të shërbimit të zjarrëfikëses, së bashku me automjetet po punojnë për shuarjen e flakëve, por po hasin vështirësi për shkak të terrenit malor.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se janë djegur rreth një hektar tokë.

Punojësve të zjarrfikësve iu janë bashkuar edhe banorë të zonës për të dhënë ndihmën e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshimet paraprake janë se është i qëllimshëm.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *