Ështe djegur edhe raundi dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Në komisionin e Ligjeve, si opozita dhe mazhoranca nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.
Pritet që në orën 18:00 të mbahet seanca plenare në Kuvend, por që do të zgjasë pak minuta, në mungesë të një emri të propozuar. Të hënën që vjen, do të jetë edhe raundi i tretë, ku Presidenti zgjidhet me 84 vota.
Opozita nëpërmjet kreut të grupit të saj, Enkelejd Alibeaj ka thënë se nuk do të ketë më diskutime me maxhorancën. Kjo e fundit nga ana tjetër ka theksuar se nëse opozita nuk sjell propozimet, atëherë ata do e zgjedhin të vetëm Presidentin në raundin e 4-rt, ku Kushtetuta parashikon që Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me 71 vota.