‘Diktaturë sanitare’ në SHBA?! CNN pushon nga puna 3 pjesëtarë të stafit, nuk pranuan që të bënin vaksinën kundër Covid-it  

Edhe në vendin ku të drejtat themelore të njeriut, parimet e barazisë dhe drejtësisë, por dhe demokracia ishin të shenjta, nuk është më si më parë….

Gjigandi mediatik CNN ka shkarkuar tre punonjës që shkelën politikën e kompanisë, duke iu rikthyer punës në zyrë, pa qenë të pavaksinuar kundër Covid-19.

Jeff Zucker, presidenti i kompanisë mediatike, u tha anëtarëve të stafit që u pushuan, se vaksinat janë të detyrueshme nëse raportojnë në zyrë ose në fushën ku ata bien në kontakt me punonjësit e tjerë.

“Më lejoni të jem i qartë – ne kemi një politikë tolerance zero për këtë”,- shkroi Zucker, kryeredaktor i lajmeve dhe sporteve për “WarnerMedia”.

Shumica e zyrave të CNN janë hapur tashmë në baza vullnetare, dhe Zucker tha se, më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit të lajmeve janë kthyer.

Drejtuesi i CNN tha se, maskat do të kërkohen në zyrat e Atlantës, Uashingtonit dhe Los Anxhelosit kur njerëzit nuk hanë, pinë ose nuk rijnë në një hapësirë ​​të mbyllur private.

“Edhe në zyrat ku vendosja e maskave nuk është e detyruar, njerëzit duhet të bëjnë atë që ndihen rehat për ta ‘pa frikë nga hakmarrja ose gjykimi nga kolegët’”,- tha ai.

Memorandumi i CNN tha gjithashtu se një kthim i planifikuar i kompanisë në zyrë në 7 shtator, do të shtyhet deri të paktën në fillim të mesit të tetorit. Kompani të tjera mediatike kanë marrë vendime të ngjashme, për shkak të rritjes së rasteve të Covid. “AP” u tha punonjësve të enjten se, një kthim i pritur i 13 shtatorit gjithashtu është vonuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *