Moderatorja e njohur Bora Zemani para disa ditësh festoi përvjetorin e saj të 30, ku morën pjesë shumë miq dhe familjarë të saj. Në “Për’puthen Prime” ka sjellë disa momente nga ditëlindja e saj, së bashku me fjalët e familjarëve, të cilat Bora nuk i priste.
Prindërit dhe vëllai i Borës kanë folur duke dhënë detaje nga jeta e moderatores dhe nga fëmijëria e saj, gjë e cila e ka bërë shumë emocionale moderatoren.
Babai: 30 vjet kujtime kam. Dikur e merrja unë për dore, sot më merr Bora për dore.
Nëna: Që në momentin që lindi, ishte si një kukull e bukur dhe e vishja gjithmonë me fustane të bukura. Bora ka shumë gjëra të bukura por më vinte për të qeshur kur i thonim hajde bëjmë disa fotografi. Merrte disa poza, hipte mbi televizor. Jam krenare për çfarë ka arritur deri tani.
Vëllai: Kemi 6 vite diferencë, unë jam më i madhi. Shumë zënka kemi pasur kur ishim të vegjël. Duke u rritur jemi afruar. Kur ka qenë e vogël, u vra tek këmba. Më dhembi shumë, u preka direkt. E përqafova direkt, nuk ishim përqafuar asnjëherë.
/Priza.al/