Dikur e ‘thumboi’ hapur, por çfarë mendon sot Olsa Muhameti për ribashkimin e Borës dhe Donaldit?

Megjithëse ribashkimi i tyre ishte konfirmuar më parë, fotoja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt që u publikua dje bëri jo pak bujë në rrjet. Vëmendje të madhe morën edhe reagimet e personazheve VIP, të cilët shprehën ‘mendimin’ e tyre përmes ‘like’-ve dhe komenteve në postimin e moderatores.

Mes tyre vihet re komenti i autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, e cila ka një raport mjaft të mirë me Bora Zemanin. Disa muaj më parë kur Donaldi nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Olsa e thumboi hapur aktorin. Por së fundmi duket se ajo është e lumtur për ribashikimin e tij me Borën. Të paktën kështu ka lënë ajo të kuptohet me komentin e saj në foton e Borës. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa.

Çfarë deklaronte Olsa Muhameti disa muaj më parë?

Kur Donaldi shprehu brenda BBV se Beatrix është “ajo që dua”, Olsa reagoi menjëherë në mbështetje të Bora Zemanit. Megjithatë, ajo nuk la pa ironizuar dhe thumbuar Donaldin. Në një postim në ‘Instastory’ ajo shkruante: “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë.”

Kujtojmë se Olsa u pyet pak kohë më parë nëse ka ndonjë krisje mes saj dhe Borës. Ajo e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur me superlativa për moderatoren. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *