Dikur “mbretëresha” e pasarelave, sot një e pastrehë! Historia e trishtë e ish-modeles

Historia e Lonnie Willison është dëshmi se sa shumë mund të ndryshojë jeta. Lonnie Willison konsiderohej mbretëresha e pasarelave dhe popullariteti i saj i solli miliona dollarë. Ish-modelja dhe bashkëshortja e yllit të “Bachelorette”, Jeremy Jackson konsiderohej si një nga femrat më tërheqëse në botë.

Pasi humbi “titujt” e bukurisë botërore dhe modeles së famshme, ajo ra në grackën e vesit dhe mbeti pa çati mbi kokë. Willison luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj 2-vjeçare me Jeremy-n në vitin 2014. 2 vjet më parë, ajo u shfaq duke kërkuar ushqim në kazanët e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e droguar.

“Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë… Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ha ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për britaniken “The Sun”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *