Dikur në stërvitje me Ronaldon tek Manchester United, ish-futbollisti tani shet qumësht

Richard Eckersley ndante dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon, kur të dy luanin tek Manchester United, por ai mori një vendim drastik duke u shkëputur 100% nga futbolli.

Ai u tërhoq 6 vite më parë, në moshën 32- vjeçare, ndërsa sot ai prodhon qumësht dhe thotë se jeton më mirë se Ronaldo.

“Kur mësova se Cristiano u rikthye te United për mua ishte sikur të kthehesha pas në kohë. Herën e fundit isha edhe unë. Stërvitesha me të. Sot bëj mjelësin dhe merrem me pjesën e shitjeve, ndërsa ai luan ende futboll. Çmenduri, por ai i përket një bote tjetër që nuk është e imja. Dhe as do ta ndërroja.”

Përkundrazi, jam shumë i lumtur sepse mendoj se kam kontrollin total të jetës sime”, tregon lojtari, i cili mbërriti në skuadrën e parë të United në vitin 2009. Por ai nuk la gjurmë. Pas disa sezonesh, në 2015-ën, luajti ndeshjen e fundit të tij me Oldham kundër Doncasterit. U dëmtua në minutën e 71-të dhe nuk luajti më.

“Oldham nuk kishte as para dhe as ambicie. Në të njëjtën kohë isha martuar, kishim një fëmijë dhe i thashë gruas se doja ta lija futbollin. Ishte një çlirim. Kisha mjaftueshëm para mënjanë për të tentuar të bëja diçka të ndryshme”. Dhe lënia e futbollit ishte vendimi i duhur: “Kemi shtëpinë tonë, kopshtin tonë, ushqimin tonë. Në qytezën tonë jemi rreth 40 familje dhe jetojmë në një qytet pa rrugë. Gjithçka këtu vjen nga toka jonë biologjike, është 100% bio. Ne prodhojmë rreth 25 mijë litra qumësht në muaj”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *