Dikur shokë, Andi dhe Fationi nuk flasin me njëri-tjetrin pas daljes nga “Për’puthen”

Shumë personazhe të “Për’puthen”, pasi kanë dalë nga emisioni nuk kanë ruajtur miqësitë. Një ndër to është edhe ajo e djemve, Andit dhe Fationit. Andi Shehi dhe Fation Kuqari, fituan zemrat e gjithë publikut, teksa dukshëm vihej re një shoqëri e mirë mes tyre.

Por pas daljes nga programi, miqësia e tyre është krisur. Fationi dhe Andi nuk kanë ruajtur më asnjë raport me njëri-tjetrin.

Madje, ata as nuk komunikojnë. Këtë detaj e ka zbuluar Fationi, teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram.

“Shumë pyetje të tilla, nuk kam asnjë kontakt. Nuk flas!”, ka shkruar Fationi.

Ende nuk dimë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Mbase një ditë do të tregojnë ndonjë detaj.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *