Dikur u sulmua nga talebanët se foli për arsimimin e vajzave, martohet fituesja e çmimit Nobel për Paqen

Malala Yousafzai është martuar pothuajse një dekadë pasi u qëllua në kokë nga talebanët për shkak të fushatës së saj për të drejtat e vajzave për arsimim. Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, 24 vjeçe është martuar me partnerin e saj Asser Malik në një ceremoni private të organizuar në shtëpinë e saj në Birmingham.

Malala publikoi në Twitter disa fotografi nga dita e dasmës, ku kishte veshur një fustan të bukur ngjyrë rozë.

Në foto shikohet bashkëshorti i saj, i cili kishte veshur një kostum të zi me një kravatë ngjyrë rozë.

Malala shkroi në mbishkrimin e fotografive:

‘Sot shënohet një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për jetën. Ne festuam një ceremoni të vogël në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutem na dërgoni lutjet tuaja. Ne jemi të emocionuar që do të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara’, shkroi tutje ajo.

Nuk dihet se kur Malala dhe Asser filluan lidhjen e tyre, por bashkëshorti i saj publikoi një mesazh urimi për ditëlindjen e saj në korrik.

Ai shkroi:

‘Gëzuar ditëlindjen më të mahnitshmes Malala’.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *