“Dilja me shumë vajza çdo javë”/ Rrëfehet Adil Rami: Për dy vite kam vuajtur nga akuzat e Pamela Anderson!

Ish-mbrojtësi i Milan dhe playboy, Adil Rami ka folur hapur për jetën e tij private, pasi u bë i famshëm dhe sesi femrat luftonin për ta pasur atë.

“Në fillim të karrierës sime doja të dilja me shumë vajza çdo javë, luaja me imazhin tim prej playboy. Por mosha dhe pjekuria më bënë ti them vetes ‘mjaft’. I imi, ishte një gabim që të rinjtë nuk duhet ta bëjnë, por është e vështirë që të rezistosh në një botë plot me tundime”, tha ish-futbollisti.

Adil Rama u shpreh se bota e futbollit I hapi dyer që vështirë se janë të arritshme për njerëzit e thjeshtë.

“Kur fitoni reputacionin e një futbollisti, e gjeti veten me dhjetra vajza panë vetes. Më donin për atë që isha, theksin tim të anglishtes. Ato luftonin për mua.”

Ish-lojtari foli edhe për marëdhënien me aktoren e njohur, Pamela Anderson, duke iu përgjigjur akuzave të saj, e cila e ka quajtur francezin “një përbindësh”.

“E di se çfarë dëshironte ajo të arrinte duke më akuzuar. Donte të më shkatëronte, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin time me shoqatat për mbrojtjen e grave të dhunuara. Kurrë nuk ngriti padi. Për dy vite kam vuajtur, njerëzit kanë thënë gënjeshtra për mua. Kam video e foto që i hedhin poshtë këto pretendime. Por tani ajo është e kaluara ime dhe s’dua t’I kthehem më.”

Pas ndarjes nga fituesi i Kupës së Botës, Pamela Anderson e akuzoi për dhunë, si edhe u shpreh se ai bënte një jetë të dyfishtë gjatë marrëdhënies së tyre 2-vjeçare.

/Burimi: Panorama plus/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *