SPAK urdhëroi arrestimin e 6 personave, 4 prej tyre zyrtarë të bashkisë së Dimalit dhe 2 punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”. Këta të fundit janë shtetasit Vait Koshi dhe Arjan Demiraj.
Kjo kompani ka marrë shumë tenderë publikë, si duket përmes formave korruptive siç zbuloi SPAK, ndërsa mësohet se ka edhe një spital privat në Prishtinë. Mbetet për t’u parë nëse hetimet e SPAK do të shtrihen edhe në Kosovë për të gjetur gjurmë të raporteve korruptive të pronarëve të “Ed Konstruksion”, Eduart dhe Alfred Ibrahimi.
Ka dyshime se 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.
Mirëpo kjo nuk është e vetmja, pasi jepnin lejet e ndërtimit, i impononin qytetarët që ndërtimin në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Pra kemi të bëjmë me favorizim të kompanive të ndërtimit nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania Ed Konstruksion ka marrë mbi 110 milionë USD tendera nga pushteti vendor dhe qëndror./Express