Dimal/ Vidhet banesa, autorët kishin siguruar çelësin

Banesa në pronësi të shtetasit me inicialet P.Xh. në Dimal është vjedhur nga disa persona të paidentifikuar. Në njoftimin e policisë thuhet se ata kishin siguruar çelësin e banesës dhe më pas kanë hyrë brenda duke vjedhur  një shumë monetare prej 150 mijë lekësh të reja dhe dy telefona celularë.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës, në fshatin Goriçan, Dimal, dyshohet se shtetas ende të paidentifikuar, të cilët kishin siguruar çelësin e derës së banesës së shtetasit P. Xh., 64 vjeç, kanë hyrë në këtë banesë, duke hapur derën me çelës, dhe kanë marrë rreth 150 000 lekë të rinj, telefonat e të zotëve të banesës dhe janë larguar.

Menjëherë pas njoftimit për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *