Partia Demokratike ka reaguar në lidhje e çmimin e energjisë elektrike, ku u njoftua nga zv.kryeministrja Belinda Balluku se ky i fundit është rritur frikshëm në 1040 euro për MËh.
Në një deklaratë për mediat anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se kryeministri Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet nga muaji tetor.
Sakaq shtoi se do të ketë nisma e qeverisë për fashën e kursimit do të jetë ‘shkatërrim’ për qytetarët.
“Edi Rama do të rrisë çmimin e energjisë për familjet dhe bizneset e vogla. Do ta rrisë, edhe pse këto muaj ishte përbetuar për të kundërtën. Kështu, nga tetori e tutje, familjet shqiptare, do të paguajnë shumë më tepër për të siguruar ngrohjen e domosdoshme në muajt e ftohtë të vitit, ndërsa bizneset e vogla për të siguruar aktivitetin e tyre të përditshëm. Edi Rama ka muaj që zotohet se çmimi i energjisë për familjaret dhe biznesin e vogël nuk do të preket, por sipas zakonit, po bën ekzaktësisht të kundërtën.
Sipas Ramës, ata që konsumojnë mbi një sasi të caktuar energjie, do ta paguajnë me çmimin e tregut, praktikisht 10 herë më shtrenjtë, duke vendosur një fashë konsumi, të njëjtën fashë të cilin ai vetë e hoqi në vitin 2014. Për kujtesë, qeveria e Partisë Demokratike aplikonte një fashë prej 300 këh në muaj për të mbrojtur familjet e varfra, që konsumonin pak energji. Edi Rama e hoqi këtë fashë duke e rritur ndjeshëm çmimin, për afro 75% të konsumatorëve”, tha ai.