Dimri i acartë ‘ngrin’ Dibrën/ Temperaturat minimale kapin ekstremet, Lura e izoluar, probleme me energjinë elektrike dhe ujin në disa zona  

Dibra është një nga qarqet ku shpesh regjistrohen ekstremet e temperaturave më të ulëta në vend gjatë dimrit. Në zonat e thella të qarkut te Dibrës, temperaturat shënojnë aktualisht -16°c .

Njësia Administrative Lurë është e bllokuar dhe nuk mund të lëvizet drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rrësheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm.

Po kështu ka probleme edhe në njësinë Sllovë dhe Zall-Reç, këto njësi janë dhe të bllokuara nga prezenca e akullit dhe bora.

Diber Bora

Probleme ka dhe njësia Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë të izoluara. Probleme ka edhe në zonën e Gollobordës, si Trebishti dhe Ostreni. Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës është e hapur dhe lëvizet pa problem.

Në aksin rrugor Kukës-Peshkopi, lëvizet vetëm me zinxhirë. Ura e Çerenecit-Librazhd lëvizet me zinxhirë.

Rruga e Arbrit është e kalueshme. Përsa i përket mungesës së energjisë elektrike njësia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh.

Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të ngricave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *