Bora në Mbrostar-Murriz të Tiranës, nuk pritet me gëzim të madh nga banorët e zonës, pasi bora fillon në dhjetor e përfundon në mars.
Kryefamiljari Kujtim Hidri kujdeset për t’i siguruar dru shtëpisë, ai thotë se në këtë fshat jetesa është e vështira. Pasi kjo tokë nuk bën as për bujqësinë dhe as për blegtorinë.
Ndërsa Lumturia duhet të kujdeset për shtëpinë dhe bagëtinë, duket se punët e saj nuk kanë kurrë mbarim.
Deri para një viti Tirana nga Këtu ishte 2:30 larg, ndërsa sot vetëm 30 minuta. Banorët e zonës thonë se, rruga e re mund të sjellë zhvillim në zonë, me shpresën që edhe ata pak të rinj që kanë mbetur të mos emigrojnë.
/Burimi: TCH/