Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Astir. Mësohet se dy viktimat, ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit dhe sapo janë ngritur kanë shkuar drejt parkimit ku kishin lënë makinen.
Sapo janë nisur për në rrugën kryesore, dy të rinjtë janë ndalur në semafor teksa kanë pritur të hapej jeshilja për të kaluar dhe ky ishte pikërisht momenti i tyre i fundit. Atentatorët kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre.
Mihasi dhe Dumani kanë humbur jetën në vend ndërsa makina ka ecur edhe disa metra në gjendje të lirë, ndërsa atentatorët janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe kanë ecur në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku dhe kanë djegur mjetin e përdorur. Makina e tyre është gjetur në flakë dhe është sekuestruar.
/Priza.al/