Zbardhjen detaje të reja nga plagosja e trefishtë mbrëmjen e djeshme në Mamurras që nisi për shkak të pronave.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe dy të tjerë. Tre të plagosurit janë kushërinj më njëri-tjetrin.
Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.
Efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela) fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj.
Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Më pas kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri duke iu kundër përgjigjur.