Diola Dosti dhe Xhonatan Isufi, gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” u përfolën se kishin një kimi mes tyre e pse jo, mund të krijonin një romancë. Mirëpo, brenda shtëpisë asnjëri nuk bëri asnjë hap para, duke lënë marrëdhënien e tyre thjesht miqësore.
Duket se pas përvojës në Big Brother, dy ish-konkurrentët do njihen edhe më shumë. Këtë e bënë të ditur teksa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”. Dyshja u shprehën se do të bëjnë edhe një fluturim me parashutë së bashku.
“Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë”, tha Xhonatani, i cili shtoi se edhe do shkëmbenin numrat e telefonit.