Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti ka konfirmuar romancën me biznesmenin shqiptar, Erolld Belegu. Çifti përfliteshin prej disa ditësh që ishin në një romancë pasi publikuan pamje nga vende të ngjashme. Ndërkohë nutricionistja dhe biznesmeni konfirmuan lidhjen përmes postimeve në rrjetet sociale.
“Thjesht lumturi”, shkroi biznesmeni në foton ku ka bërë tag edhe ish-banoren e BBV2. Çifti mësohet se kanë një diferencë prej 20 vitesh në moshë, por duket se nuk ka qenë aspak problem për lidhjen e tyre. Diola Dosti është nënë e 3 vajzave me ish-partnerin e saj, gjinekologun nga Kosova, Dardan Baftiu.
“Kam jetuar 14 vite atje, kam qenë e martuar atje. Tani jam single. Kam 3 vajza dhe jam shumë e lumtur”, ka rrëfyer ajo më parë, teksa ka treguar se ruan raport të mirë me ish-bashkëshortin.
“Unë e nxjerr foton dhe se kam problem fare. Vajzat e mia e kanë baba atë, sepse është babai më i mirë i mundshëm që vajzat e mia mund të kenë pasur. S’do kishin dalë aq të mira sa janë nëse do kishin pasur një baba tjetër.
Ne jemi të lidhur, duam s’duam, kemi fëmijët. Nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët, edhe nëse në sytë e publikut mund të dukem njeriu më i keq në botë.
Nuk e di a ka xhelozi ndaj meje e fejuara e bashkëshortit, nuk mund të them fare. Nuk kam komunikim, por edhe nëse do ta kishte do më vinte shumë keq. Jam personi që dua t’i shoh ata mirë”, është shprehur Diola Dosti.