Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me prurje të reja muzikore. Krahas karrierës, ajo komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme, për sharmin dhe elegancën që ka. Bukuroshja duket se ka arritur një sukses tjetër jashtë profesionit që e ushtron prej shumë vitesh.
Këngëtarja e hitit ‘Sheqer’ u njoftua se është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’ – linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.
Pas kontaktimit nga kompania e Robyn Rihanna Fenty (emri i plotë), Diona u shfaq imazh i saj në faqet zyrtare dhe në rrjete sociale.
Të njëjtit kanë ndarë një fotografi të artistes shqiptare në Instagramin e tyre, për makiazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.
Faqja zyrtare e ‘Fenty Beauty’ vetëm në Instagram numëron 10.8 milion ndjekës.
/Priza.al/