Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se po e shijon shumë të qenurit e dërguara e SHBA-së dhe ka vizituar pothuajse vendet historike e tursitike në Shqipëri. Jo rrallë, ambasadorja ka postuar në rrjetet sociale foto nga vendet që ka vizituar. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga Piramida në Tiranë.
Sipas diplomates amerikane piramida dikur u ndërtua si simbol i së kaluarës së errët, ndërsa sot po kthehet në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, duke krijuar një të ardhme të re të vendit.
“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët. Tani, ajo po kthehet – në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
/Priza.al/