Tek disa njerëz, ulja e temperaturave nuk është e vetmja gjë që i shkakton duar të ftohta, pasi ashtu gjatë gjithë vitit duart e tyre qëndrojnë ashtu- të ftohta.
Qarkullimi jo i mirë i gjakut
Një nga shkaqet kryesore është qarkullimi jo siç duhet i gjakut. Diçka e tillë mund të jetë gjenetike, por duhet parë pasi është shenjë e problemeve të tjera përfshi këtu diabetin apo obezitetin. Në disa raste, trupi ul nivelin e qarkullimit të gjakut në pjesë si duar, për të lejuar qarkullimin e mirë të tij në organe si truri apo mushkëritë, si organe me funksione jetike të trupit. Stresi mund të shkaktojë duart të ftohta
Duart e ftohta tek disa njerëz vijnë si pasojë e stresit apo ankthit që përjetojnë. Këto ngjarje manifestohen në mënyra të ndryshme fizike dhe ftohja e duarve është një prej tyre
Duhani dhe alkooli është një tjetër shkak
Duhanpirja mund të shkaktojë ftohje të duarve duke qenë se ngushton enët e gjakut, kurse alkooli i zgjeron ato duke bërë që qarkullimi i gjakut të ngadalësohet.
Niveli i lartë i kolesterolit
Edhe niveli i lartë i kolesterolit ndikon tek qarkullimi i gjakut, gjë e cila nëse nuk mbahet nën kontroll apo kurohet mund të shkaktojë probleme kardiake dhe disa nga simptomat kryesore janë mpirja ose ftohtësia e gjymtyrëve.
Mungesa e vitaminave
Mungesa e vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjesinë e duarve apo këmbëve të ftohta.