Shumë studiues kanë sugjeruar që mbajtja e reçipetave gjatë gjumit mund të çojë deri në kancer të gjirit dhe disa të tjerë thonë se rreziku i tyre mund të çojë në infeksione të rënda të lëkurës.
Po pse është më e rëndësishme t’i heqësh reçipetat gjatë gjumit?
2. Ndërsa fle, ka shanse të ndodhë që telat mund të dalin apo edhe rripat mund të të pengojnë dhe irritojnë lëkurën. Kjo mund të shkaktojë acarim të lëkurës.
3. Mbajtja e reçipetave gjatë gjumit mund të nxisë edhe infeksione të ndryshme të lëkurës nxitur edhe nga lagështira që krijon sfungjeri i tyre në zonën e kraharorit.
4. Mbajtja e reçipetave mund të sjellë edhe shqetësime gjatë natës. Nga parehatia, mund të të prishet edhe gjumi.
5. Mbajtja e reçipetave për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë edhe pigmentim, njolla, pika të errëta dhe në shumë raste edhe skuqje të lëkurës.
Duke marrë parasysh të gjitha efektet e dëmshme të tyre në shëndetin e gjirit, rekomandohet t’i heqësh reçipetat para se të flesh. Sa u përket pretendimeve për rënien e gjirit, ka ushtrime të veçanta dhe terapi me masazh që ndihmojnë në ruajtjen e tij në gjendje normale.