Dita kur Bethoven lindi në Bon është e pasigurt, por me siguri dihet që u pagëzua më 17 dhjetor 1770. Këtu janë disa kuriozitete rreth gjeniut që revolucionarizoi historinë e muzikës
Përbindësh i talentit…dhe jo vetëm. Ludwig van Beethoven (në këtë foto ai portretizohet në moshën 13-vjeçare) arriti të imponohet si artist pavarësisht defekteve të karakterit dhe mënyrave të pamundura. Ai nuk kishte qenë kurrë bukurosh: kur ishte i ri e quanin Der Spagnol (Spanjolli) për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, ngjyrë ulliri.
Ai ishte i shkurtër – nuk e kapte një metër e gjashtëdhjetë – trupmadh dhe i gjerë në shpatulla; ai kishte një kokë të madhe, një masë flokësh të padisiplinuar, dhëmbë të dalë, një hundë të vogël e të rrumbullakosur dhe pështynte gjithandej.
I ngathët në lëvizjet e tij, ai vazhdimisht pengohej dhe thyente sendet që prekte. I ngathët, ai nuk mësoi kurrë të kërcejë, dhe gjithmonë pritej kur rruhej.
Karakter të keq. Ai ishte i zymtë dhe dyshues, i ndjeshëm, mizantrop dhe i bindur se të gjithë donin ta mashtronin; ai nuk kishte sjellje apo mënyra magjepsëse, harronte gjithmonë gjithçka, zemërohej për gjêra të pakuptimta dhe kishte marrëdhënie korrektësie jo të mirë me botuesit.
Ishte beqar, jetonte në një konfuzion të papërshkrueshëm, aq më tepër që nuk kishte shërbëtorë të gatshëm të toleronin nervozizmin e tij. Në foto, Portreti i Beethoven nga Joseph Karl Stieler (1820).
Muzika i dilte nga zemra. Gjithmonë është spekuluar për sëmundjet e shumta nga të cilat kompozitori ka vuajtur kur ka qenë i ri, nga astma te sindroma e zorrës së irrituar, nga sëmundja e veshkave te cirroza e mëlçisë.
Dhe historianët kanë vënë në dyshim se si sëmundjet fizike të muzikantit mund të kenë ndikuar në artin e tij. Hipoteza e 3 studiuesve është se ritmet e disa prej kompozimeve të tij më të famshme dhe më prekëse janë ndikuar nga aritmitë kardiake nga të cilat ndoshta ka vuajtur kompozitori.
Ishte vërtet i shurdhër. Në të tridhjetat, ai deklaroi se kishte vështirësi të kuptonte fjalët e një personi që fliste me zë të ulët. Përveç kësaj, për të dëgjuar aktorët në teatër, ai u detyrua të qëndronte pranë orkestrës.
Gjithsesi, rritja e gradës së shurdhimit e hodhi atë në një gjendje përuljeje të thellë, e cila në 1802 e çoi atë në tentativë për t’i dhënë fund jetës . Për shkak të problemeve të dëgjimit, Beethoven gradualisht e izoloi veten nga njerëzit përreth tij, duke komprometuar shumë marrëdhënie sociale dhe emocionale.
Në 1819, tetë vjet para vdekjes së tij, ai ishte plotësisht i shurdhër. Pavarësisht kësaj, Beethoven vazhdoi të kompozonte: Simfonia e Nëntë e famshme me “Himnin e Gëzimit” u shkrua në 1824. Në foto, Hapësirë dhe Koha, në homazh për Beethoven nga William Girometti 1974.
Ai nuk është një romantik. Beethoven ishte mendimtari më i “frikshëm” muzikor. Shumë kanë dashur të shohin tek ai urën mes periudhës klasike dhe asaj romantike, por kjo është vetëm një etiketë dhe jo shumë e saktë. Në realitet, ka shumë pak romantikë në muzikën e tij, nuk e foli kurrë gjuhën e romantiçizmit.
Me vdekjen e Bethoven (Vjenë, 26 mars 1827), miku i tij Anton Schindler gjeti në një sirtar të fshehtë të tavolinës së tij një dokument, të njohur si Testamenti Heiligenstadt, në të cilin muzikanti rrëfeu dëshpërimin e tij për shurdhimin dhe një letër pasionante drejtuar një “dashurie të paahprehur”.
Schindler pohoi se kjo grua ishte Giulietta Guicciardi (1784-1856), një nxënëse e Beethoven. Sonata e famshme e pianos “Në dritën e hënës” (1801) i kushtohet Guicciardit.
Letra, megjithatë, ndoshta është shkruar në 1812, kur Juliet ishte martuar prej nëntë vjetësh me kontin Robert von Gallenberg. Në foto, varri i Beethovenit në Varrezat e Vjenës, ku prehen edhe Brahms dhe Schubert.
/Priza.al/