Disa ide si të lyejmë dhomën e fëmijëve

Në internet mund të gjejmë shumë ide sesi të lyejmë dhomën e fëmijëve dhe ta kthejmë atë në një ambient të ngrohtë, të këndshëm dhe origjinal.

Por, cilat janë disa ngjyra dhe ide të përshtatshme?
– Mund të zgjedhim ngjyrën që preferojmë, rozë, bojëqielli, jeshile, të verdhë, etj. dhe ta trasformojmë murin me disa ngjitës qe mund të gjehen lehtësisht në dyqane ose dhe online.
– Mund të vendosim një tabelë në mur ku fëmija mund të shprehi fantazitë e veta, si dhe krijimtarinë, duke vizatuar me shkumësa shumë ngjyrësh (nëse fëmija është alergjik ose vuan nga azma, mund të evitohet).
– Mund të zgjedhim tonalitete të ndryshme të ngjyrës jeshile, e cila është një ngjyrë e përshtatshme si pwr vajzat dhe pwr djemtë. Mund ta thyeni pak duke i vendosur ngjitës, dekorime, foto. Nëse s’ju pëlqen ideja ta lyeni të gjithë ambientin me këtë ngjyrë, mund të lyeni vetëm një mur dhe pastaj të përdorni ndonje ngjyrë tjetër.
TERAPIA E NGJYRAVE NË DHOMËN E FËMIJËVE (KROMOTERAPIA)
Çdo ngjyrë, ngjall jo vetëm tek të rriturit, por dhe tek fëmijët, ndjenja të ndyshme, të sakta. Disa stimulojnë energjinë dhe lëvizjet, disa të tjera stimulojnë përqendrimin. Në zgjedhjen e ngjyrës së dhomës nuk mund të mos merren parasysh këto aspekte.
Në përgjithësi, për dhomat ku flihet gjumë këshillohen të gjitha ngjyrat që priren drejt blusë, ose jeshiles, ndërsa janë per t’u shmangur ngjyrat drejt të kuqes, si e verdha ose portokallia.
Arsyeja është sepse ngjyrat stimulojnë trurin dhe nuk janë tjetër, veçse sinjale që deshifrohen nga truri ynë dhe influencojnë organizmin tonë.
Le te zbulojmë në përgjithësi efektet qe kanë ngjyrat e ndryshme mbi sistemin nervoz dhe mbi të gjithë trupin:
BLU : Relaksuese, favorizon gjumin dhe ka efekt qetësues.
E BARDHË : Kjo ngjyrë e pastër jep ndjesinë e rregullit, por duhet t’i jepet pak jetë, me disa dekorime.
E VERDHË : Stimulon humorin e mirë dhe pozitivitetin. Për dhomen e fëmijës duhet të zgjidhet në tonalitet pasteli.
JESHILE: Është ngjyrë perfekte për dhomën. Stimulon optimizmin dhe ekuilibrin, ul stresin dhe ankthin.
ROZË: Është pjesë e tonaliteteve të ngrohta, kshuqë është perfekte, por veteëm në variantet pastel.
Studime të shumta kanë konfirmuar që ngjyra blu relakson, ul frekuencën kardiake dhe presionin e gjakut. Me pak fjalë, favorizon relaksimin e të gjithë trupit dhe trurit, dhe është aleat i mirë për gjumin e darkës.
Po ashtu dhe ngjyra jeshile dhe tonalitetet e saj kanë një efekt relaksues dhe ekuilibrues.
Nën këshillat e terapisë së ngjyrave kur fëmija është i vogël, të lyesh muret me bojëqielli ose jeshile e hapur do ishte zgjedhje shumë e mirë, ndërsa kur fëmija rritet, dhe ngjyra e verdhë është perfekte sepse stimulon kreativitetin dhe energjinë e mendjes.
SI TË ZGJEDHIM NGJYRAT PËR DHOMËN E NJË TË PORSALINDURI?
Një fëmijë i porsalindur shikon bardhë e zi, por pas disa muajsh arrin që të dallojë tonalitetet e ndryshme që e rrethojnë.
Këshillohen ngjyra neutrale, dhe shumë të lehta, për mos të mbingarkuar sistemin nervor që është akoma në zhvillim.
Në vitet e para te jetës, ngjyrat e më të përdorura duhet të jenë:
– E bardhë / E fildishtë
– E verdhë pastel
– Bojëqielli
– Rozë pastel
Pas 3 viteve të para të jetës, kur kalohet nga djepi në krevat, mund të ndërroni ngjyrat e të gjithë ambientit, duke kaluar te një ngjyrë pak më e ndezur, me më shumë gallëri, por pa ekzagjeruar me ngjyra shumë shqetësuese dhe shumë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *