Janë disa këshilla ose disa fjlë që mami dhe babi juaj ju ka dhënë kur keni qënë të vegjel, që tani i kujtoni dhe thoni me vete “ah sa të drejtë paska pasur “ për ato këshillat që dikur i quanit çmentduri dhe të pa vlera.
Më poshtë do të lexoni disa kësilla që çdo prind i ka thënë qoftë edhe një herë:
1.”I vetmi njeri që mund të kontrollosh në jetë je ti. E kam dëgjuar këtë fjali gjatë gjithë jetës sime- që kur zihesha e vogël me vëllain, nga lidhjet e gjimnazit me djem që më thyenin zemrën, e deri tek marrëdheniet e nderlikuara me shefat e mi. Im atë dëgjonte gjithmonë me shumë kujdes ankesat e mia, por më kujtonte që unë s’mund të ndryshojë veprimet apo vendimet e njerëzve. Ata s’do të bënin kurrë atë që mendoja unë se është e drejtë. Kjo këshillë është ende në mendjen time dhe më kujtohet sa herë që duhet të reagoj nga situatave.”
- “Mami më thoshte gjithmonë që nëse isha gjithmonë aq e varur nga dikush sa s’mund të bëja asgjë pa to, po jetoja një lidhje të pashëndetshme. Nuk e dëgjova, por pasi marrëdhënia përfundoi kuptova që s’më kishte mbetur askush në jetë përveç ish-it tim. Të gjithë i kisha larguar vetë sepse krijova varësi nga dikush.”
3.”Vëri veshin sjelljeve të njerëzve, jo fjalëve të tyre. Mund të të thonë çfarë ti do të dëgjosh dhe të sillen komplet ndryshe.”
4.”Mami më thoshte përherë se “çfarë të inatos të mban peng, të kontrollon”, sidomos kur bëhej fjalë për raporte me njerëz të tjerë. Eshtë e vërtetë, por e kuptova vetëm kur u rrita.”
5.”Kurse, investo dhe mos shpenzo para. Patjetër që duhet ta trajtosh veten dhe të shijosh, por ka një moment të caktuar për të gjitha. Mos bëj blerje impulsive dhe mos e keqtrajto paranë.”
6.”Nuk ka kurrë komunikim të mjaftueshëm. E dëgjoj shumë këtë fjali nga im atë kur isha adoleshente. Ai thoshte se komunikimi i mirë dhe sistematik mund të zgjidhte çdo problem. Edhe pse kur isha adoleshente ishte këshilla e fundit që doja të dëgjoja sepse as nuk e kuptoja se ku donte të dilte, babi kishte të drejtë. Eshtë këshilla më e mirë që kam marrë në jetën time. Ka zgjidhur çdo lloj raporti njerëzor mënyra sesi unë dua të komunikoj. Tani mezi pres t’jua mësoj këtë fëmijëve të mi dhe mezi pres momentin që do të më injorojnë duke më parë çuditshëm…”
7.”Do pendohesh që kërkon vazhdimisht të rritesh. Mami im kishte kaq shumë të drejtë!”
8.”Mos shkel aty ku ke ngrënë. Ma kanë thënë në mënyrën më të egër të mundshme prindërit këtë fjali, por më ka bërë më mirë ta dëgjoj kështu.”
9.”Mami më thoshte gjithnjë që fëmijët që duken si më popullorët e shkollës apo që kanë gjithçka, s’janë ata që do ta shijojnë më shumë universitetin apo jetën në kolegj. Kishte të drejtë dhe pse atëherë s’e besoja.”
- “Më thoshin se jeta s’është e drejtë. Do të doja të mos kishin të drejtë, por fatkeqësisht s’është kështu. Gjëra të këqija mund t’i ndodhin njerëzve të mirë dhe e kundërta..”
- “E diela në darkë është nata më e rëndësishme ku duhet të flesh gjumë herët sepse të përgatit për gjithë suksesin që do të arrish gjatë javës. Mami kishte të drejtë.”
12.”Prit deri 18-vjeç për të lyer flokët dhe për të bërë tatuazhe. Kur isha 15 e urreja këtë fjali, por më vonë e falenderova mamin.”
- “Edukimin dhe pasurinë tënde shpirtërore s’ta vjedh dot askush. Do ta kesh me vete gjithmonë.”
- “Mos u shqetëso aq shumë për çfarë thonë të tjerët sepse me shumë gjasa nuk po mendojnë aq shumë për ty.”
- “Eshtë ok të mërzitesh e të trishtohesh herë pas here, vetëm mos jua nxirr të tjerëve inatin.”