Katër të drejtat kryesore të konsumatorit janë e drejta për sigurinë e produktit, për informacion të plotë, për zgjedhje të lirë dhe për t’u dëgjuar. Megjithatë, transaksionet në internet, shpesh janë një rrezik për t’u përballur me mashtrime. E-maile të dyshimta, lidhje të rastësishme, informacione të rreme, faqe interneti të rreme këto dhe shumë gjëra të tjera minojnë sigurinë tonë kibernetike, si dhe fjalëkalimet e vjetëruara dhe mungesën e vëmendjes së konsumatorit.
Fenomeni i mashtrimeve online është shumë më i përhapur nga sa mendoni, dhe çdo vit ka qindra mijëra viktima në mbarë botën. Megjithatë, ka udhëzime shumë të thjeshta për të qenë në gjendje të mbroni veten në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mundohuni të dalloni se nga vijnë emailet dhe mesazhet e dyshimta.
Shumica e mashtrimeve në internet ndodhin përmes emaileve ose telefonatave. Gjëja e parë që duhet bërë, veçanërisht nëse na kërkohen të dhëna personale, është të kontrollojmë me kujdes origjinën, emrin e faqes ose emailin, ose të kërkojmë numrin e telefonit në internet. Në dyshimin më të vogël mos dërgoni asgjë.
Kontrolloni faqet ku blini online.
Nëse nuk porositni nga faqet e njohura, të cilat në shumicën e rasteve garantojnë sigurinë, mund të kontrolloni për të kuptuar nëse faqja është e besueshme si informacioni tatimor ose kërkoni për rishikime të blerësve të tjerë në sajtet që ndajnë përvojat e përdoruesve. Nëse këto të dhëna mungojnë, ose ju duken të çuditshme, mos vazhdoni me blerjen.
Kini kujdes se si i trajtoni dokumentet dhe të dhënat personale. Jeni gjithmonë të kujdesshëm kur dërgoni të dhëna personale. Në përgjithësi, shmangeni, mos dërgoni asgjë nga të dhënat personale nëse nuk janë miqtë, familja, të njohurit, puna.
Jeni të kujdesshëm ndaj kujtdo që ju nxiton.
Shumica e mashtrimeve në internet luajnë me nxitimin e konsumatorit. Mos nxitoni, merrni gjithë kohën që ju nevojitet, veçanërisht në botën dixhiitale.
Përditësoni shpesh fjalëkalimet dhe softuerin tuaj.
Përditësimi i rregullt i fjalëkalimit tuaj është thelbësor për të garantuar sigurinë tuaj. Për më tepër, është gjithashtu e rëndësishme që softueri i kompjuterit të përditësohet në versionin më të fundit të disponueshëm. Fshirja e cookies është një operacion që duhet bërë shpesh.
Kontaktoni policinë ose shoqatat tregtare nëse keni dyshime.
Ashtu si me krimet normale, edhe mashtrimet online mund të raportohen në polici. Nëse jeni të shqetësuar se keni ngecur në këtë lloj gjëje, parashtrimi i një ankese dhe lejimi i autoriteteve për t’ju ndihmuar është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përpjekur të shpëtoni atë që mundeni.