Vetullat përcaktojnë shumë fytyrën dhe të shprehurit tonë, prandaj duhet t’u japim atyre rëndësinë që e meritojnë
Të cilësuar si një ndër tiparet më të bukura, vetullat gjithashtu duan edhe shumë përkujdes për mirëmbajtjen e tyre.
Shumë persona duan vetulla më të plota një formë më të rregullta dhe qime më të forta dhe më rezistuese ndaj produkteve të make-up.
Më poshtë do të lexoni disa nga produkt et që mund t’ju ndihmojë drejt qëllimit për të pasur vetulla më të bukura.
Disa nga mjetet që përdoren për kujdesin ndaj vetullave:
▪ Pluhur për vetulla – për mbushjen e vetullave
▪ Furçë vetullash – për aplikimin e pudrës dhe krehjen e qimeve
▪ Gërshërë vetullash – për shkurtimin e qimeve të gjata
▪ Piskatore – për heqjen e qimeve
▪ Lapsa për vetulla – për korrigjimin e formës së vetullave tuaja dhe mbushjen e tyre
▪ Serum për vetulla për rritje (më poshtë INCIA Serum)
▪ ‘Highlighter’ për vetullat- për poshtë harkut të vetullave
▪ Xhel i pastër për vetullat – për të mbajtur qimet e vetullave në vend pasi të jenë rregulluar vetullat