Sipas Angela Onuoha, specialiste në kujdesin ndaj flokëve, ekzistojnë disa zakone të përditshme, të cilat duhen shmangur kur moti ftohet. Këshillat e saj janë mjaft të vlefshme me ndryshimin e temperaturave këto ditë.
1. Flokët nuk duhet të thahen në ajër të ftohtë
Megjithëse mund ta keni dëmtuar flokun këtë verë përmes pajisjeve me nxehtësi, tharja “natyrale” në ajër nuk është zgjedhje e zgjuar. Pas larjes, flokët janë në gjendjen e tyre më të brishtë, ndaj priren më tepër drejt dëmtimit. Zgjatja e kësaj gjendjeje mund t’i kthejë në ambientin perfekt për krijimin e mykut. Gjithashtu ajri i ftohtë mund ta ngrijë realisht flokun dhe ta bëjë të hapet në maja.
2. Të lani flokun më rrallë?
Ekziston miti se i ftohti e bën flokun të thatë, por në të vërtetë duhet ta lani flokun të paktën një herë në javë, duke synuar pastërtinë e skalpit. Përkujdesja ndaj këtij të fundit ndihmon rritjen e flokut dhe qarkullimin e gjakut.
3. Përdorimi me tepri i balsam-it
Balsam-i nuk duhet aplikuar mbi dy herë në javë. Këshilla perfekte është përdorimi i metodës “sandwich”, e cila thotë se duhet të përdorni fillimisht balsam në flokë, më pas shampo dhe sërish balsam. Gjithnjë, para aplikimit largoni ujin e tepërt, ndryshe do t’i dërgoni paratë tuaja drejt koshit.
4. Tharja e flokut menjëherë pas larjes
Nxehtësia e tepërt mbi atë gjendje të flokut çon pak a shumë në “zierje”. Gjithashtu ky veprim than skalpin e kokës, duke çuar në skuqje dhe irritim të lëkurës.
Për të përballuar të ftohtin, përsa i përket kujdesit ndaj flokut, ekspertja sugjeron kapuça të butë në materialin e satenit dhe përdorimin e paktë të krëhrave në formë furçe. Gjithashtu kërkohet durim gjatë procesit të tharjes dhe vendosjes së maskave apo vajrave. Ndiqni këto këshilla dhe floku juaj do të jetë ‘mirënjohës’ pas dimrit!