Zgjedhjet në FSHF dhe skandali i pagave kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Ndër të tjera u zbuluan edhe shumat marramendëse me të cilat paguhen punonjësit ndërkohë që një pjesë e mirë e klubeve vuajnë në kushtet më minimale.
Nga lista e exel, e cila para pak kohësh ishte e aksesueshme thuajse nga gjithë qytetarët, bie në sy shumat marramendëse që përfitohen në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kështu rroga mujore e sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku është plot 522,803 lekë në muaj.
Ish futbollisti i kombëtares, sot një prej trajnerëve të përfaqësueseve të Shqipërisë, ai i ekipit U21, Alban Bushi merr 390,000 lekëve në muaj.
Drejtori i Departamenteve Sportive Aldi Topçiu arrin në vlerën e 230 638 lekëve në muaj, apo ajo e specialistëve për strukturat organizative, e cila varion nga 221 mijë lekë ( të rinj ) në muaj në 126 mijë lekë ( të rinj) .
Shefi i Sektorit të Garave, Marius Sulejmani (164,236 lekë), apo Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci (150,956 lekë), të cilët në teori mbajnë dy nga pozicionet më kyçe për organizimin e futbollit në vendin tonë.
/Priza.al/