Disa kryeqytete nëpër botë anulojnë festën e Vitit të Ri…shkak? Omicroni

Disa kryeqytetet botërore të frikësuar nga variant Omicron kanë anuluar festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan se nuk do ketë aktivitete dhe fishekzjarrë që të shkëlqejnë mbi Akropol. Po ashtu në vendin fqinj nga 24 dhjetori është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.

Atmosferë festive nuk do ofroje as Berlini. Gjermania ka vendosur kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e coronavirusit, mes te cilave edhe grumbullimet për natën e vitit të ri. Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarrëve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex tha se nuk do ketë ngjarje publike ndërsa këshilloi  qytetarët që të testohen përpara natës së Vitit të Ri.

Edhe Italia po përballet me rritje infektimesh dhe viktimash nga COVID-19. Ndaj edhe në Romë është vendosur që të anulohen eventet e tyre. Me herët edhe Nju York  mori vendim për festime të kufizuara dhe qytetarët të përdorin maska . Festivalet janë ndaluar edhe në New Delhi.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *