Komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje, veçanërisht asaj romantike. Ka disa mënyra që të ndihmojnë të kesh një komunikim më të mirë, të kuptueshëm dhe tolerant me personin e zemrës dhe ato janë:
Të flasësh hapur
Nëse ke pasur një dyshim apo ndjesi negative, është mirë që partneri/ja ta dijë. Nëse ti zgjedh të mos e diskutosh, atëherë do të nisësh të mendosh skenare dhe të veprosh sipas tyre.
Të mos krijosh iluzione
Nuk duhet të dëgjosh çfarë do ti. Ne jetojmë në të tashmen dhe në këtë realitet, ndaj bazohu gjithnjë në fakte.
Të mos përdorësh fjalë që përcaktojnë një periudhë të gjatë kohore
“Kurrë” ose “gjithmonë” nuk duhet të jenë pjesë e një komunikimi. Nëse: “Ti gjithmonë kështu sillesh”/ “Kurrë nuk bën atë që të kërkoj”, të tingëllojnë shumë të njohura, ndoshta duhet të kesh një tjetër qasje.
Të adresosh në mënyrë të saktë dhe të qartë
Nëse të bezdis diçka, shprehu qartë dhe trego fiks situatën që të bezdis.
Të përdorësh tonin e duhur
Sado kurioz/e të jesh, ka shumë të bëjë mënyra dhe toni si e drejton pyetjen. Sa më shkujdesur dhe në mënyrë të pafajshme të shtrohet pyetja, aq më e lehtë do të jetë marrja e një përgjigjeje.
Të jesh gjithnjë falenderues/e për veprimet e vogla dhe fjalët e ëmbla
Kur partneri/ja e sheh që ti ndihesh mirë, do të përdorë edhe më shumë fjalë të tilla.