Kur bëhet fjalë për shëndetin, gjumi është po aq thelbësor sa regjimi ushqimor dhe stërvitja e rregullt.
Ai është i rëndësishëm sepse i mundëson trupit të ripërtërihet dhe të jetë i aftë për të përballuar ditën.
Disa nga përfitimet që gjumi ofron janë:
• Produktivitet dhe përqëndrim më i lartë.
• Rrezik më i ulët i shtimit në peshë.
• Rrezik më i ulët i sëmundjeve të zemrës
• Parandalimi i depresionit
• Ul inflamacionin
• Forcon sistemin imunitar
Përveç orëve edhe cilësia e gjumit është gjithashtu e rëndësishme. Disa nga shenjat më të shpeshta që tregojnë se cilësia e gjumit është e dobët janë zgjimi në mes të natës apo kur nuk ndiheni të relaksuar edhe pasi keni fjetur mjaftueshëm. Prandaj është e rëndësishme që të bëni përpjekjet e duhura për një gjumë cilësor. Një nga arsyet e shpeshta se përse nuk bëni një gjumë të mirë është edhe ambienti ku flini. Prandaj në këtë artikull ju njeh me mënyrat e thjeshta të përgatitjes së dhomës, për një gjumë të qetë.
Zgjidhni një ngjyrë qetësuese
Meqenëse dhoma e gjumit është një vend për t’u çlodhur, qëndroni larg ngjyrave intensive të mureve dhe zgjidhni nuanca qetësuese të bojës. E bardha mund të jetë shqetësuese sepse reflekton shumë dritë. Prandaj për muret e dhomës së gjumit sugjerohen ngjyrat: gri e lehtë, bojëqielli dhe nuancat e ngjyrës së gjelbër.
Fikni dritat
Ndërrojini llambat LED që kanë ngjyrë të bardhë, me llamba me ngjyra të ngrohta, që janë më të ngjashme me dritën natyrale. Fikini ato para se të flini, për një gjumë të pashqetësuar.
Rregulloni temperaturën e dhomës
Temperatura ideale për gjumë është midis 15 dhe 17 gradë Celsius.
Zgjohuni në mënyrë graduale
Hulumtimet tregojnë se zgjimi në mënyrë graduale mund të rrisë vigjilencën,të përmirësojë gjendjen shpirtërore gjithashtu edhe aftësitë njohëse dhe performancën fizike. Prandaj këshillohet që të vendosni alarmin që në agim, ndërkohë që ora për tu çuar nga krevati afrohet me ngadalë./AgroWeb