Disa mënyra si të bëhemi më tërheqës në sytë e partnerit

Të jemi tërheqës është dëshirë e të  gjithëve në një farë mënyre, të jemi joshës dhe të tërheqim vëmendje aty ku jemi na bën të ndihemi mirë të gjithëve, prandaj mos e lini pas dore veten merrni disa këshilla se si të dukeni më  tërheqës në sytë e partnerit/es tuaj .

Qeshni dhe bëjini të tjerët të qeshin

Është një shprehje, “e qeshura është ilaç”. Kur qeshni, njerëzit pranë jush ndihen mirë dhe ka më shumë mundësi të ndihen më të lumtur me ju. E qeshura do ju bëjë më tërheqës. Më e rëndësishmja, nëse i bëni njerëzit për të qeshur, do i bëni të lumtur. Dhe do trajtoheni me të njëjtat emocione.

Gjuha e trupit

Gjuha e trupit është e rëndësishme. Nëse me gjuhën e trupit dukeni të zënë, njerëzit do të shmangin. Ato do mendojnë që nuk doni t’ju shqetësojnë, ndërsa nëse shfaqeni të lehtë dhe të qetë, njerëzit do ndihen komod për t’u afruar me ju.

Bëni pyetje

Mos flisni vetëm për vete gjithë kohës. Ndërsa bisedoni me të tjerët, bëni pyetje, por jo për gjëra të papërshtatshme. Kur i pyesni, njerëzit mendojnë që jeni të interesuar për t’i njohur dhe do ndihen më të rëndësishëm.

Vishni rroba me ngjyra të çelura

Vishni rroba me ngjyra. Tregoni kujdes që të shmangni disa ngjyra që nuk janë të përshtatshme për vendin ku shkoni. Zakonisht, ngjyrat e hapura tërheqin njerëzit. Gjithashtu ju do dukeni me më shumë vetëbesim.

Kujdes qimet e fytyrës!

Është e rëndësishme të kujdeseni për qimet e fytyrës. Burra, duhet të rruheni rregullisht. Nëse doni të mbani mjekër, duhet ta mbani të rregullt. Gratë duhet të heqin vetullat rregullisht.

Mbaji flokët bukur

Flokët janë kurora juaj. Kujdesuni! Një pamje e bukur është hapi i parë për të tërhequr dikë. Priti flokët rregullisht sepse është e rëndësishme që të jenë të shëndetshëm. Mbaji të pastër dhe të rregullt. Është vërtet e rëndësishme për një pamje tërheqëse.

Shikojini njerëzit në sy

Kontakti i syve është i rëndësishëm kur flisni me një person. Nëse e ruani kontaktin e syve, njerëzit do të ndihen të rëndësishme dhe të lumtur. Disa kanë ndrojtje për ta parë tjetrin në sy. Ky nuk është një problem i madh. Fillo me njerëzit më të afërt. Shikojini në sy kur flisni me ta. Pastaj provojeni me të huajt.

Ecni me vetëbesim

Kini vetëbesim kur ecni. E dini si ecet? Trupi i shtendosur dhe koka lart do ju bëjnë të dukeni me besim te vetja. Nëse dukeni me besim, do dukeni më tërheqës, pasi vetëbesimi është pjesë e saj.

Mbani aromë të këndshme

Askush nuk i ka qejf njerëzit që vijnë erë të pakëndshme. Të gjitha hapat për të qenë tërheqës do rrëzoheshin nëse do lëshonit një aromë të keqe. Kështu që kujdes. Bëni dush çdo ditë dhe përdorni deodorant rregullisht. Lajini dhëmbët rregullisht. Mund të përdorni medikamente për të larguar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *