Sulmuesi polak, Robert Lewandovski i cili prej pak javësh është bërë lojtari më i ri i Barcelonës, në një intervistë ka drejtuar gishtin kundër klubit të bavareze. Ai specifikoi se vullneti i tij për të ndryshuar skuadër nuk ishte absolutisht i lidhur me Erling Haland, i cili më pas zgjodhi Mançester Sitin.
Lewandovski siguroi se vendimi për t’u larguar nga Bajerni ishte i tij dhe akuzoi drejtuesit e klubit bavarez se gënjejnë për të. Nënshkrimi i mundshëm i Haland, i cili në fund zgjodhi kampionët e Anglisë të Mançester Sitin ishte një nga aspektet, që u tha se e kishte shqetësuar 34-vjeçarin polak, i cili e hodhi poshtë këtë në një intervistë të gjatë për ESPN, duke këmbëngulur në argumentin e tij.
“Vendimi për t’u larguar nuk është për shkak të kësaj. Disa njerëz nuk e thanë të vërtetën, ndërsa për mua ishte gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë. Ky ishte problemi. Në fund diçka nuk funksionoi mirë me mua dhe pashë që ishte koha për t’u larguar nga Bajerni për në Barcelonë. Gjithçka që ndodhi javët e fundit ishte shumë politike.
Klubi u përpoq të gjente argumentet për të më shitur në një klub tjetër. Ndoshta tifozët dhe unë duhej ta pranonim këtë, edhe pse shumë marrëzi dhe gënjeshtra u thanë për mua”,u shpreh ai.
Lewandovski foli për përshtatjen e tij në ekipin e ri, diçka që ai beson se është më e lehtë për shkak të përvojës që ka. Duke pasur parasysh afrimet e shumta të skuadrës, polaku beson te versioni më i mirë i Barcelonës.
“Me përvojën time është më e lehtë. Çavi më ka ndihmuar shumë, nuk kemi probleme komunikimi. Edhe shokët e skuadrës, të cilët i përgëzoj, sepse më duan, më ndihmojnë në çdo hap. Ndoshta javët e para do të jenë pak më të vështira, por jam i sigurt, se pas kësaj do të funksionojë çdo ditë, çdo javë më mirë se ajo e mëparshmja”.
Kur të zbresë në La Liga, do të përballet me Benzema, të cilin e vlerëson shumë si lojtar, por krahasimin me të nuk e pëlqen.