Bluza klasike e zezë zë një vend të rëndësishëm në garderobën e meshkujve. Megjithatë, nëse dini ta kombinoni në mënyrë korrekte, do t’i shtojë pikë stilit tuaj. Po flasim për një T-shirt të zezë, të thjeshtë dhe pa printime. Së pari, kini parasysh që të zgjidhni një bluzë pa V.
Sa më e “përmbajtur” të jetë dekolteja, aq më mirë. Së dyti, kini parasysh pëlhurën. Mund ta vishni me një xhaketë por me një kusht që xhaketa të mos jetë shumë e çelur. Një rregull tjetër që duhet të dini është se nuk përputhet me xhinse blu. Ky kombinim është shumë i zakonshëm dhe aspak lajkatar.
Përshtatet me pantallona të errëta: blu e errët, gri e errët, një ton më i lehtë se e zeza, por edhe me një ngjyrë më intensive. Asnjëherë me xhinse të bardha. Sa i përket kombinimit me pantallona të zeza, zgjidheni në një rast mbrëmjeje. Sigurohuni që këpucët dhe rripi të “thyejnë” errësirën absolute.