Pagjumësia
Mungesa e gjumit mund të jetë një shkaktar i Demencës, përfshi edhe Alzheimerit. Nëse keni probleme me gjumin shmangni alkoolin, kafeinën dhe pajisjet elektronike në mbrëmje.
Izolimi social
Nuk ka rëndësi sa miq keni në rrjete sociale, por në realitet. Njerëzit që kanë disa miq të ngushtë janë më të lumtur dhe më produktivë. Ata gjithashtu kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundje mendore.
Nuk ushqeheni shëndetshëm
Pjesë të trurit të lidhura me të mësuarit, kujtesën dhe shëndetin mendor janë më pak të zhvilluara në personat që nuk hanë shëndetshëm dhe konsumojnë hamburger, të skuqura, patate të skuqura dhe pije me gaz në ushqimin e tyre ditor. Manaferrat, drithërat, arrat dhe perimet me gjethe jeshile ruajnë funksionin e trurit.
Dëgjoni muzikë me volum të lartë në kufje
Ekspertët kanë zbuluar se volumi i lartë mund të dëmtojë më shumë se vetëm veshët. Mund të dëmtojë mbaresat delikate nervore që transferojnë informacionin elektrik nga qelizat brenda veshit në tru, duke shkaktuar reaksione inflamatore brenda vetë trurit.
Nuk lëvizni mjaftueshëm
Sa më gjatë të rrini pa aktivitet fizik, aq më të ngjarë ka të pësoni sëmundje të mendjes. Gjithashtu ka më shumë gjasa të prekeni nga diabeti, sëmundje të zemrës dhe presioni i lartë igjakut, të gjitha mund të jenë të lidhura me Alzheimer.
Pini duhan
Duhani tkurr trurin dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duhanpirësit kanë kujtesë më të dobët se tjerët. Përveç kësaj duhanpirja shkakton sëmundje të zemrës, diabet, goditje në tru dhe tension të lartë të gjakut.
Mbiushqyerja
Nëse hani shumë ushqim – edhe nëse është i shëndetshëm – truri und të mos jetë në gjendje të ndërtojë rrjetin e fortë të lidhjeve që ju ndihmojnë të mendoni dhe mbani mend. Ju mund të fitoni mbipeshë të rrezikshme, e cila mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, diabet dhe tension të lartë, të gjitha të lidhura me probleme te trurit dhe Alzheimer.
Qëndroni shumë në errësirë
Nëse nuk merrni dritë të mjaftueshme natyrore, mund të bini në depresion dhe kjo mund të ngadalësojë trurin tuaj. Kërkimet gjithashtu tregojnë se rrezet e diellit ndihmojnë në një funksionin më të mirë të trurit.