Tottenham ka pësuar disfatën e dytë radhazi. Këtë herë, londinezët u mundën në shtëpi 1-2 nga Newcastle.
Pas gjysmë ore lojë, portieri i Spurs, Hugo Lloris do bënte një dalje të pa studiuar mirë, me Wilson që nuk do e kishte të vështirë të shënonte. “Qymyrxhinjtë” nuk u ndalën me kaq, por dyfishuan shifrat me Almiron brenda fraksionit.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte u fut sërish në lojë me golin me kokë të Harry Kane, në minutën e 54-të, por në fund rrjeta e tij vlejti vetëm për statistikë, pasi Neëcastle mbrojti me fanatizëm rezultatin.