Buxheti/ Blihen më pak mallra por me çmim më të lartë, Tabaku: Ja kujt po i shërben qeveria

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në kuvend, deklaroi se ndryshimet në buxhet nuk kanë në qendër qytetarët. Sipas saj interesi i bizneseve dhe i oligarkëve ka më shumë rëndësi për qeverinë sesa familjet shqiptare.

“Jemi sot përpara faktit që shqiptarët kanë paguar deri në nëntor të këtij viti 1.2 mld euro më shumë për produkte importi edhe pse importet janë pakësuar me 6.4%.
Shqiptarët prej 8 muajsh kanë paguar një çmim nafte me vlerë +200 lek/litër ndërkohë që norma e inflacionit sipas metodës së harmonizuar është 8% duke mos pësuar rënie.” – u shpreh Tabaku.

Deputetja akuzoi qeverinë se shkaku se përse sot bizneset e huaja dhe sipërmarrjet ndërkombëtare nuk përzgjedhin Shqipërinë por Maqedoninë e Veriut për të ndërtuar fabrikat e tyre, është sistemi i pandershëm që ata kanë ndërtuar. Qytetarët dhe shtresa e mesme janë ata të cilët po vuajnë më shumë rritjen e inflacionit sipas saj.

Tabaku u shpreh ndër të tjera se reforma e tatimeve, ajo e pensioneve apo ajo e arsimit janë të gjitha reforma të dështuara të qeverisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *