Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, është ndalur te reformat që janë miratuar dhe priten të miratohen në vend.
Ai thotë se për nga rëndësia, fillimisht, duhet të niset me reformën e sistemit zgjedhor, e më pas, prioritet të jetë ajo territorial. Por miratimi i këtyre reformave sipas tij, kërkojnë vendime strategjike e konsultime.
Postimi i Oerd Bylykbashit:
Reformat nuk jane “panem et circens”
“Buke dhe cirk” thonin latinët. Në Romën antike, atë republikane dhe atë perandorake, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahej grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizoheshin lojra apo ndeshje të përgjakshme gladiatorësh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshin në Colosseum dhe brohorotnin ndërkohë që harronin hallet e vërteta.
Refoma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushtetues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoriale, por pas saj. Njëkohshëm me territorialen duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë që të shmangen lojërat. Ama jane të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjike, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.
Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetëshme nëse ka përplasje e aq më pak kur nuk ka kthjelltësi të brendëshme. Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëlltyrën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullisht në arenë interesin publik.
/Priza.al/