Në Komisionin e Ekonomisë është duke u diskutuar sot projektligji për Buxhetin 2022. Nga ana e Partisë Demokratike, reagoi Arbi Agalliu i cili u shpreh se qeveria po tallet me 5 mijë lekë për pensionistët e se i ka cilësuar shpenzime luksi blerjen e kompjuterëve. Por Erion Braçe, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se me bonusin që ka dhënë Partia Demokratike për pensionistët nuk mund të blije as gjysmën e gjelit.
Ibrahimaj: Nuk janë shpenzime luksi, por kompjuter që janë të amortizuara. Ne po investojmë në sisteme dhe nuk mund të mos investojmë në kompjuteri. Nëse i konsideroni luksi, mund ta diskutojmë por ne do ju vendosim në dispozicion listën e produkteve që do të blejmë?
Erion Braçe: 10 mijë lekë e bëjmë po gjysmë kofshe i bie.
Agalliu: Ju ndaj e morët mandatin e tretë për të dhënë më shumë se 1 gjel. A ka ndonjë mundësi për rritje pensionesh përpos indeksimit? Po të llogarisësh rritjen e çmimeve të shportës, rritja është dhe më e lartë se indeksimi që do të bëni ju.
Ibrahimaj: Ndjeshmëria për pensionistët është shumë e lartë kjo është arsyeja se përse bonusin nuk e kemi pjesë të rezervës por e kemi ligj. Nëse do kemi hapësira në buxhetin e viteve të ardhshme do të kemi një vëmendje të shtuar ndaj kësaj kategorie që është ndjeshme për të gjithë popullatën.
/Priza.al/