Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo. Në finale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles.
BRAVO D I S T R I A🔥🥇🥋🇽🇰
Distria Krasniqi, për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024. #judomasters #roadtoparis2024 pic.twitter.com/qNz7nIQrnF
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) December 20, 2022
Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.
Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore. Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.