Dita Botërore e Gjuhëve të Shenjave/ Ministrja Evis Kushi mesazh ndërgjegjësimi me gjuhën e shenjave

Si shumë liderë botërorë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka dhënë një mesazh në Ditën Botërore të Gjuhëve të Shenjave, si pjesë e Fushatës “Global Leaders Challenge”, në promovim të të drejtave të njerëzve që nuk dëgjojnë.

“Gjuhët e Shenjave na bashkojnë”,- është mesazhi që Ministrja Kushi jep në një videomesazh ‘në heshtje’, vetëm me gjuhën e shenjave.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave iu bashkova fushatës për të rritur ndërgjegjësimin për më shumë solidaritet dhe mbështetje për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë” – shkruan ministrja në rrjete sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *